Mjekët e vaksinuar: Vaksinën anti-COVID duhet ta marrin të gjithë, është obligim

08.05.2021

Edhe sot ka vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 të stafit shëndetësor. Mjekët nga e gjithë Kosova kanë pritur me radhë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të marrë vaksinën “Pfizer”, donacion ky nga Bashkimi Evropian. Të vaksinuarit kanë apeluar që vaksinën kundër COVID-19 duhet ta marrin të gjithë, duke e konsideruar si obligim. […]

Mjekët e vaksinuar: Vaksinën anti-COVID duhet ta marrin të gjithë, është obligim Foto: Ilustrim

Edhe sot ka vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 të stafit shëndetësor.

Mjekët nga e gjithë Kosova kanë pritur me radhë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për të marrë vaksinën “Pfizer”, donacion ky nga Bashkimi Evropian.

Të vaksinuarit kanë apeluar që vaksinën kundër COVID-19 duhet ta marrin të gjithë, duke e konsideruar si obligim.

Ministria e Shëndetësisë të martën pasdite pranoi pjesën e parë nga gjithsej 95.000 doza të vaksinave, të cilat Bashkimi Evropian i ka ndarë për Kosovën në kuadër të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në vaksinimin kundër Covid-19.