Miratohet projektligji: Shteti, nën “lupë” bizneset

22.11.2023

Qeveria ka miratuar sot projektligjin e pronarëve përfitues.  Përmes këtij projektligji shteti do t’i këtë nën llupë të gjitha bizneset përfituese të parasë publike.  Sipas ministres së Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, ky projekt ligj do të pamundësojë fshehjen e pronarëve të kompanive pjesëmarrëse në tenderë publikë. Për herë të parë në Republikën e Kosovës, […]

Miratohet projektligji: Shteti, nën “lupë” bizneset Foto: Ilustrim

Qeveria ka miratuar sot projektligjin e pronarëve përfitues. 

Përmes këtij projektligji shteti do t’i këtë nën llupë të gjitha bizneset përfituese të parasë publike. 

Sipas ministres së Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari, ky projekt ligj do të pamundësojë fshehjen e pronarëve të kompanive pjesëmarrëse në tenderë publikë.

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, miratohet në Qeveri Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues.  Në mbledhjen e 174-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues, i hartuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Ministrja Hajdari ka thënë se Projektligji për Regjistrin e Pronarëve Përfitues ka për qëllim krijimin, funksionimin, administrimin e regjistrit të pronarëve përfitues, përcaktimin e obligimeve të personave fizikë dhe subjekteve të detyruar të cilët regjistrojnë informacionin e pronësisë përfituese në regjistër, si dhe përcaktimi i masave ndëshkuese në rast të mosrespektimit të dispozitave të këtij ligji.

“Përmes krijimit të regjistrit të pronarëve përfitues do të arrihet rritja e transparencës së pronësisë përfituese si dhe identifikimi i pronarëve përfitues me qëllim që të dekurajohen personat juridik dhe marrëveshjet ligjore potenciale të ardhshme të cilët kanë si qëllim fshehjen e identitetit të pronarëve përfitues dhe kryerjen e veprimtarive të paligjshme në Kosovë.

Përmes miratimit të këtij Projektligji, Republika e Kosovës i bashkohet grupit të shteteve të cilat zbatojnë standardet e larta për transparencën e pronësisë përfituese dhe luftimin e krimeve ekomomike”, ka thënë Hajdari.