Miratohen tarifat e reja të rrymës, ZRRE vendos bllokun tarifor në 800 kWh

08.02.2022

Pikat e rendit të ditës të kësaj seance ishin: 1. Miratimi i Rendit të Ditës; 2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme; 3. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022; 4. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022; 5. Shqyrtimi i Propozimit […]

Miratohen tarifat e reja të rrymës, ZRRE vendos bllokun tarifor në 800 kWh Foto: Ilustrim

Pikat e rendit të ditës të kësaj seance ishin: 1. Miratimi i Rendit të Ditës; 2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme; 3. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OST/OT (KOSTT) për vitin relevant tarifor 2022; 4. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për OSSH (KEDS) për vitin relevant tarifor 2022; 5. Shqyrtimi i Propozimit të Tarifave për Furnizuesin me Shërbim Universal (KESCO) për vitin relevant tarifor 2022; 6. Të tjera.

Ndërkaq, me 5 vota për të Bordit të ZRRE-së, e me asnjë votë kundër ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me 5 vota për, asnjë kundër ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike.

Sipas ZRRE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se 800kWh do të ketë dy tarifa.

“Vendosja e bllok tarifave nuk është diskriminues. Disa nga komentet kanë qenë se a duhet të jetë rritje lineare. ZRRE-ja konstaton se pa një mbështetje nuk mund t’i arrij synimet. ZRRE propozon që blloku të zhvendoset në 800kWh, me dy tarifa prej 12.2 centë dhe 5.9 centë. Të gjithë konsumatorët komercial dhe të amvisëritë, ZRRE-ja propozon që për 800kWh të ketë zero rritje”, tha Bordi.

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) rreth 20 për qind (%) e tejkalojnë këtë bllok të konsumit tarifor.

Kujtojmë se në lidhje me shtrenjtimin e tarifave të rrymës, komente në ZRRE kishin dërguar Presidenca e Kosovës, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.