Ministrja Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet

Rozeta Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet 8 mins më parë.

Ministrja Hajdari paralajmëron masa shtesë për çmimet

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari deklaroi sot se janë duke monitoruar situatën e çmimeve të produkteve esenciale, ku do të ketë vendosje edhe të disa masave shtesë.

Në debatin parlamentar për rritjen e çmimeve, ajo ka pohuar se çmimet e naftës janë më të larta se sa ato që janë importuar.


“Kemi spekulantë të ndryshëm në tregun tonë. Ne do të sigurojmë që të kemi sa më shumë konkurrencë të shëndoshë dhe treg të shëndoshë. Dhe aq më shumë nafta për shembull është importuar 1 litër për 1,52 centë dhe është shitur 1,84 centë, prandaj qeveria duhet të veprojë”, ka deklaruar ajo.Ministrja Hajdari shtoi se mos përshtatja e çmimeve të naftës e sjell mundësinë ligjore që qeveria të veprojë me aktin e vetëm nënligjor.

Ajo theksoi se janë duke analizuar situatën e çmimeve për çdo produkt esencial.“Jemi duke monitoruar situatën e çmimeve të produkteve esenciale me kontrolle të shpeshta të tregut nga Inspektorati Qendror i tregut në bashkëpunim me ATK-në dhe së bashku me inspektorët komunalë. Jemi duke parashikuar edhe masa shtesë, sipas mundësive dhe për shkak të situatës që është e jashtëzakonshme për t’i mbrojtur qytetarët tanë”, ka thënë ajo, transmeton KlanKosova.

Ministrja Hajdari tha se kanë punuar në formalizimin e naftës, meqë siç tha ajo që ka pasur edhe shumë raste të ryshfetit.

“Kam gjetur 700 pika të pa formalizuara të karburanteve, të shitësve me pakicë të naftës. Prej 700 pikave ishin vetëm 200 pika të regjistruara dhe 500 tjera të paregjistruara. Pse? Sepse kishte munguar Ligji i Naftës. Kishte munguar formalizimi i nevojshëm për këto pika të karburanteve dhe aq më shumë, sipas Ligjit për Lejet dhe Licencat nuk ishte aplikuar si duhet për t’i faturuar për regjistrim këto pika të karburanteve të naftës.

Vetëm 50 euro janë faturuar 3000 euro, dhe aq më shumë janë faturuar 3000 euro të tjera në xhepa”, ka thënë ajo.

KOMENTE0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë