Ministrja e Drejtësisë: Uroj që asnjë rast i dhunës seksuale të mos të heshtet

18.10.2022

Sot po mbahet konferenca ndërkombëtare për dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale në Kosovë. Feride Rushtit, Drejtoreshë e QKRMT-së, tha se kjo konferencë po mbahet që të paraqes rëndësinë e dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pas luftës, sfidat dhe ndjeshmëria për të dokumentuar këtë krim të padukshëm dhe makabër, si dhe për të […]

Ministrja e Drejtësisë: Uroj që asnjë rast i dhunës seksuale të mos të heshtet Foto: Ilustrim

Sot po mbahet konferenca ndërkombëtare për dokumentimin e krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.

Feride Rushtit, Drejtoreshë e QKRMT-së, tha se kjo konferencë po mbahet që të paraqes rëndësinë e dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës dhe pas luftës, sfidat dhe ndjeshmëria për të dokumentuar këtë krim të padukshëm dhe makabër, si dhe për të ndarë praktikat e mira qoftë në nivel të rajonit apo në nivel vendi, por edhe ndërkombëtare.

Rushti njoftoi poashtu se kjo konferencë shënon edhe 23 vjetorin e Qendrës kosovare për rehabilitimin e të mbijetuarve të torturës.

“Për vite të tëra kjo organizatë, përmes shërbimeve të saj psikosociale, ka fuqizuar dhe ka rimëkëmb plagët e luftës’, tha Rushiti.

Në këtë konferencë po merr pjesë edhe ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila tha se kjo konferencë jashtëzakonisht e rëndësishme për qeverinë e Kosovës, por edhe për vetë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ajo falënderoi përfaqësuesitë e organizatave të shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare  për punën që e ka bërë në dokumentimit e krimeve të luftës, sepse punën që është dashur ta bëjnë kohë më parë institucionet e Republikës së Kosovës e kanë bërë organizatat e shoqërisë civile vendore dhe ndërkombëtare dhe shumë shpesh ne bazohemi pikërisht në këtë dokumentim duke mos pasur dokumentim institucional, transmeton RTK.

Haxhiu tha se duke pasur parasysh rëndësinë që e ka dokumentimi i krimeve të luftës, Kosova ka arritë që pas dy dekadave ta themelojë një institucion.

“Instituti për krimet e kryera gjatë luftës pas themelimit do të arrijë që të dokumentojë të gjitha krimet e luftës që kanë ndodhur në Kosovë”, tha Haxhiu.

Haxhiu uroi që asnjë rast i dhunës seksuale të mos të heshtet, sepse fajtorë nuk janë të mbijetuarit, fajtor janë kriminelët dhe ata duhet të marrin përgjegjësinë për këtë.

Konferenca u organizua në kuadër të projektit “Rritja e përpjekjeve të drejtësisë tranzicionale në Kosovë përmes dokumentimit të dhunës seksuale gjatë luftës dhe që mbështetet nga ambasada e Zvicrës në Kosovë.