Ministrja e Arsimit thotë se nuk është koha për greva

17.05.2022

Në lidhje me paralajmërimin e SBASHK-ut për greva, ministrja Nagavci thotë për Klankosova.tv që beson nuk është koha për greva, pasi po punohet për përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit. “Qeveria tashmë ka ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët. Është duke u punuar në finalizimin e ligjit të […]

Ministrja e Arsimit thotë se nuk është koha për greva Foto: Ilustrim

Në lidhje me paralajmërimin e SBASHK-ut për greva, ministrja Nagavci thotë për Klankosova.tv që beson nuk është koha për greva, pasi po punohet për përmirësimin e kushteve të punës për mësimdhënësit.

“Qeveria tashmë ka ndarë nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat e publik, studentët dhe pensionistët.

Është duke u punuar në finalizimin e ligjit të pagave për reth 80 mijë zyrtarë publikë dhe po punojmë me kujdes në këtë drejtim. Po punojmë për përmirësimin e kushteve të punës, kemi ndarë buxhetin për mësimdhënës që kanë probleme shëndetësore.

Po i përmirësojmë padrejtësitë ose lëshimet për pagesat në ligjin e kaluar për mësimdhënësit në mënyrë që ta rrisim dinjitetin e mësimdhënësit. Kemi mbajtur në sistem mësimdhënës që konsiderohen si tepricë teknologjike”, tha tutje Nagavci.

Sa i përket ndryshimeve në tekstet shkollore, Nagavci thotë që është finalizuar draft ligji i cili së shpejti do të dërgohet në Kuvend.

‘Ligji parasheh që duhet të rishikohen tekstet shkollore. Ligji do të shërbejë si bazë për të gjitha proceset tjera që do të zhvillohen në lidhje me tekstet shkollore dhe materialet mësimore”, tha ajo.

Nagavci tutje theksoi që edhe pse pandemia ka lënë pasoja të shumta në procesin mësimor, megjithatë sistemi arsimor tashmë i është kthyer normalitetit.