Ministrja e arsimit thirrje mësuesve t’i nxisin nxënësit për lexim
Në një postim në Facebook, Nagavci tha se në Ditën Botërore të Librit duhet përkujtuar edhe kohën kur shqiptarët ishin të privuar nga librat. “Dita Botërore e Librit rikthen kujtimet tona në periudha të vështira, kur kishim mungesë të librave, numër të vogël të librave të përkthyer, por edhe libra të ndaluar”, shkroi ajo. “Kjo…
Në një postim në Facebook, Nagavci tha se në Ditën Botërore të Librit duhet përkujtuar edhe kohën kur shqiptarët ishin të privuar nga librat.
“Dita Botërore e Librit rikthen kujtimet tona në periudha të vështira, kur kishim mungesë të librave, numër të vogël të librave të përkthyer, por edhe libra të ndaluar”, shkroi ajo.
“Kjo është historia e dhimbshme e shqiptarëve në raport me librin”.
Në Ditën Ndërkombëtare të Librit, ajo tha se kjo ditë, po ashtu, na i sjellë në mend shkrimtarët e mëdhenj të kohërave që i dhanë ngjyra jetës dhe kurajë botës përmes letërsisë për të luftuar të keqen, duke nxitur edhe zhvillimin e njerëzimit dhe përpjekjet për një botë më të mirë.
Nagavci ka shkruar se libri, si një nga mjetet më të vjetra të komunikimit, mbetet një nga mundësitë më të mira për zhvillim arsimor e kulturor, por edhe për kënaqësi shpirtërore.