Ministria e Shëndetësisë tregon se kur jemi të obliguar të bartim maskën dhe kur jo

29.09.2020

Ministria e Shëndetësisë, të premten ka nënshkruar vendimin për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia COVID-19. Sipas këtij vendimi: Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës të bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të […]

Ministria e Shëndetësisë  tregon se kur jemi të obliguar të bartim maskën dhe kur jo Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, të premten ka nënshkruar vendimin për masat e përgjithshme për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Sipas këtij vendimi:

  1. Obligohen të gjithë banorët e Republikës së Kosovës të bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë jashtë shtëpive/banesave të tyre dhe të mbajnë distancë fizike prej 2 metrash në mjedise të përbashkëta jashtë shtëpive/banesave të tyre;
  2. Obligohen të gjitha Institucionet publike dhe private të mbajnë dezinfektantët për duar dhe maska për fytyrë në vende të qasshme, në hyrje të objektit të cilat mund të shfrytzohen nga punëtorët e institucioneve dhe vizitorët;

III. Çdo person, institucion publik, privat apo publiko-privat, kanë për detyrë që të zbatojnë masat e përcaktuara për mbrojtjen nga COVID-19;

  1. Për të gjithë shkelësit e ketyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform LIGJIT NR. 07/L-006 PËR PARANDALIMIN DHE LUFTIMIN E PANDEMISË COVID-19 NË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS;
  2. Pjesë e këtij Vendimi është Udhëzuesi “Përdorimi i maskave dhe mbulesave të fytyrës në komunitet”;
  3. Vendimi hyn në fuqi ditën e nënshkrimit nga Ministri i Shëndetësisë.

KUR NUK DUHET TË BARTET MASKA:

• Te çdokush që ka probleme me frymëmarrje (të ofrohet dëshmia e sëmundjes së rrugëve të frymëmarrjes).

• Nëse jeni vetëm në veturë

• Njerëzit që nuk mund ta vendosin ose heqin maskën për shkak të ndonjë sëmundjeje fizike, mendore ose ndonjë dëmtimi e paaftësie

• Personat shurdh-memecë.

• Në momentet kur duhet të veprohet urgjentisht nga përfaqësuesit e autoriteteve (policët, punëtorët shëndetësorë, zjarrfikësit) për të dhënë ndihmë ose për të evituar kërcënimin e çfarëdo rreziku.

• Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqe ose në det.

• Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.

Fokusi i lokacioneve të inspektimit të zbatimit të masave parandaluese nga inspektoratet dhe policia:

• Hapësirat e mbyllura (kafiteritë, qendrat tregtare dhe pikat tjera të grumbullimit të njerëzve)

• Transporti publik.