Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/2022. Konkursi është shpallur për pranim të kadetëve në këto qendra ushtarake: Akademia e Mbrojtjes, Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e […]
Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e kadetëve të rinj për vitin akademik 2021/2022.
Konkursi është shpallur për pranim të kadetëve në këto qendra ushtarake: Akademia e Mbrojtjes, Qendra për Studime Universitare e FSK-së dhe Universitetin Amerikan në Kosovë, Akademia Ushtarake e Forcave Tokësore në Republikën e Turqisë, Akademia Ushtarake në Republikën e Kroacisë -menaxhimi dhe udhëheqja ushtarake, Akademia Ushtarake në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Siç njofton ministria, konkursi do të jetë i hapur nga data 31 maj deri më 11 qershor 2021.
Aplikimi bëhet online në uebfaqen: https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.
Kontaktet: www.mod.rks-gov.net; numri i telefonit: 038-555584 2044 dhe 038-555584 2045 nga ora 09:00 deri në 15:00.
BËHU KADET I FSK-SË! BËHU OFICER I USHTRISË SË KOSOVËS!