Ministria e Financave: Pagesa e dytë shtesë prej 100€ për mësimdhënësit bëhet në maj

02.03.2021

Ministria e Financave ka përfunduar ekzekutimin e pagesës së shtesës në shumë 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor para-universitar të sektorit publik në Kosovë. Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit […]

Ministria e Financave: Pagesa e dytë shtesë prej 100€ për mësimdhënësit bëhet në maj Foto: Ilustrim

Ministria e Financave ka përfunduar ekzekutimin e pagesës së shtesës në shumë 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor para-universitar të sektorit publik në Kosovë.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave:

Bëhet ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor

Ministria e Financave njofton se është përfunduar me sukses ekzekutimi i pagesës së shtesës në shumë prej 100 euro për punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar të sektorit publik në Republikën e Kosovës.

Mjetet e paguara për këtë qëllim janë ndarë nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike, i aprovuar më 14 janar 2021, konkretisht nga masa 2 – për mbështetjen e sektorit të arsimit për të mundësuar mbarëvajtjen e mësimit gjatë vitit shkollor 2020/21.

Ekzekutimi i pjesës së dytë të shtesës prej 100 euro është planifikuar të realizohet në muajin maj 2021 nga i njëjti burim i financimit.