Ministria e Arsimit që drejtohet nga Nagavci kërkon monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë

24.05.2024

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që drejtohet nga ministrja Arbërie Nagavci ka shpallur një tender përmes të cilit kërkon “kontraktor individual për monitorim të mediave, qasje në dokumente publike dhe financiare”.

Ministria e Arsimit që drejtohet nga Nagavci kërkon monitorues të lajmeve që e atakojnë ministrinë Foto: Ilustrim

Në dosjen e tenderit që gjendet në sistemin elektronik të prokurimit, përshkruhen edhe detyrat që ka një pozitë e tillë.

Një ndër to është edhe monitorimi i lajmeve që e atakojnë ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Ai që do të arrijë të punësohet në këtë pozitë, do të marrë kontratë 12 mujore dhe një pagë prej 600 eurosh.