Ministri Sveçla: Vuçiç përdori Kosovën për të shkaktuar tensione në rajon

01.04.2024

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, Në një intervistë për News24 ka thënë se situata në Veri vijon të jetë e brishtë, pasi sipas tij, Beogradi ka një qasje jashtëzakonisht destruktive ndaj Kosovës.

Ministri Sveçla: Vuçiç përdori Kosovën për të shkaktuar tensione në rajon Foto: Ilustrim

Për ministrin Sveçla, Vuçiç dhe qeveria e tij kanë përdorur territorin e Kosovës për të shkaktuar tensione në të gjithë rajonin, por edhe më gjerë. Vendimin për dinarin, ministri Sveçla e quajti të drejtë dhe normal për një vend që aspiron të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.