Ministri Sveçla arrin në vilën e Milan Radojiçiqit

05.04.2024

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka arritur në vilën e sekuestruar të Milan Radojiçiqit përskaj Ujmanit në veri, raporton teve1.

Ministri Sveçla arrin në vilën e Milan Radojiçiqit Foto: Ilustrim

Teve1 ka siguruar pamjet e eskortës së ministrit Sveçla i cili ka shkuar në vilën e cila me vendim të Ministrisë së Drejtësisë ka nisur zbatimin e Urdhrit Ndalues përfundimtar me masë të përkohshme, lidhur me pasuritë e paluajtshme në rastin Banjska.

“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës’, ka shkruar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ditë më parë në Facebook.