Ministri Peci nënshkruan vendimin për subvencionet

10.01.2025

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka njoftuar sot se ka nënshkruar Programin për Pagesa Direkte 2025.

Ky program përfaqëson një hap tjetër të rëndësishëm në drejtim të mbështetjes së fermerëve kosovarë dhe të sektorit bujqësor në tërësi.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Peci ka theksuar se: “Sapo nënshkruajta Programin për Pagesa Direkte 2025. Vazhdon përkrahja e fuqishme edhe këtë vit për fermerët në kategorinë e subvencioneve.”

Ministria e Bujqësisë pritet të publikojë shumë shpejt detajet e plota të Programit të Pagesave Direkte 2025.