Ministri Murati: Prej sot mërgata nuk ka nevojë të paguajë policën kufitare

01.07.2021

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga sot, bashkatdhetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë policën kufitare. Ministri Murati në rrjetin social “Facebook” se me marrëveshjen e arritur ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Qeveria do ta mbulojë çmimin e […]

Ministri Murati: Prej sot mërgata nuk ka nevojë të paguajë policën kufitare Foto: Ilustrim

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati përmes një njoftimi ka bërë të ditur se nga sot, bashkatdhetarët nuk do të kenë nevojë të paguajnë policën kufitare.

Ministri Murati në rrjetin social “Facebook” se me marrëveshjen e arritur ndërmjet Bankës Qendrore të Kosovës dhe Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Qeveria do ta mbulojë çmimin e reduktuar për 35 për qind.

Po ashtu sipas tij, nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.

Murati ka theksuar se së shpejti do të ketë edhe zgjidhje permanente të këtij problemi.

“Prej sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare. Me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%. Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro.

Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt”, ka shkruar Murati në Facebook.