Ministri i Financave, Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti shënon rritje për 4.8%

29.03.2024

Ministri i financave, Hekuran Murati, ka thënë se qarkullimi i biznese për muajin janar dhe shkurt të këtij krahasuar me vitin e kaluar ka shënuar rritje për 4.8%.

Ministri i Financave, Murati: Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti shënon rritje për 4.8% Foto: Ilustrim

Murati theksojë se këto të dhëna janë të deklaruar në ATK, ndërsa tha se çdo pretendim tjetër është për keqinformim.

Postimi i plotë:

Qarkullimi i bizneseve për muajt janar dhe shkurt të këtij viti, krahasuar me vitin 2023, shënon +4.8% rritje. Këto janë të dhënat zyrtare, të deklaruara në ATK. Çdo pretendim tjetër nëpër studio televizive ose është i keqinformuar, ose qëllimkeq. Ndërmarrësit tanë e bizneset tona e kanë dëshmuar tash e sa kohë që u bëjnë ballë të gjitha sfidave.