Ministri i Brendshëm tregon nëse ka një vendim për heqjen e orës policore

28.05.2021

Javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Pasi që situata me COVID ka një stabilitet, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me kryetarët […]

Ministri i Brendshëm tregon nëse ka një vendim për heqjen e orës policore Foto: Herolind Bytyçi / HALLKA

Javët e fundit ka shënuar rënie të dukshme numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë, një gjë e tillë bëhet e ditur edhe nga raportet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).

Pasi që situata me COVID ka një stabilitet, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar rreth masave anti-COVID.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka aprovuar kërkesën e Asociacionit të Komunave të Kosovës për heqjen e orës policore dhe lehtësim të masave.

Kështu të paktën ka bërë të ditur përmes një njoftimi Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Ndërsa për situatën me COVID-19 dhe masat që janë vendosur me qëllim të parandalimit të këtij virusit ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Sveçla ne DPT të Fidani në T7 ka thënë se nuk ka informacion nëse do të hiqet ora policore në vend, duke theksuar se ky është vendim që merret nga Ministria e Shëndetësisë.

“Ministria e Shëndetësisë është përgjegjëse për marrjen e vendimeve të caktuara. Nuk jam i njoftuar me detaje meqenëse është vendim që e merr Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Sveçla.