Ministri i Arsimit: Jemi të gatshëm për testin PISA

29.12.2020

Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj shpalosi punën për vitin 2020, saktësisht punën prej qershorit deri më tani kur edhe e ka marrë detyrën. Likaj e konsideruar si të suksesshëm këtë vit shkollor falë ndihmës nga partnerët dhe donatorët. “Me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve MASh ka arritur me sukses përmbylljen e këtij viti. […]

Ministri i Arsimit: Jemi të gatshëm për testin PISA Foto: Ilustrim

Ministri i Arsimit në Kosovë, Ramë Likaj shpalosi punën për vitin 2020, saktësisht punën prej qershorit deri më tani kur edhe e ka marrë detyrën.

Likaj e konsideruar si të suksesshëm këtë vit shkollor falë ndihmës nga partnerët dhe donatorët.

“Me ndihmën e partnerëve dhe donatorëve MASh ka arritur me sukses përmbylljen e këtij viti. Situata me pandeminë është menaxhuar mirë”.

Ministri Likaj ka tregoi se është bërë shpërndarja falas e librave shkollor për të shkollat e vendit.

“Për arsimin parauniveristar është aprovuar master plani i bërë me kujdes të madh i cili e ka përfshirë monitorimin e mësimit”.

“Janë zhvilluar tre skenarë. Janë hartuar plane mësimore ditore e javore. Janë shpërndarë tekste shkollore falas për të gjitha shkollat”, raporton EO.

I pari i kësaj ministrie ka njoftuar fillimi i vitit shkollor ka nisur me duke marrë parasysh rekomandimet e DKA-së e IKShP-së.

Poashtu ministri Likaj ka shprehur gatishmërinë nga ana e tyre për garën e testit PISA.

“Jemi të gatshëm për testin PISA i cili për shkak të pandemisë është shtyrë për vitin e ardhshëm”.