Ministri gjerman i Mbrojtjes nesër takim me kryeministrin Kurti

04.02.2024

Kryeministri Albin Kurti të hënën do të takohet me ministrin e Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius.

Ministri gjerman i Mbrojtjes nesër takim me kryeministrin Kurti Foto: Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, Julian Stratenschulte

Zyra e Kurtit njofton se takimi mbahet në orën 12:30 në Ndërtesën e Qeverisë.

Boris Pistorius do të zhvillojë takim nesër edhe me presidenten Osmani.

Pas takimit do të ketë konferencë për media, ka njoftuar zyra e presidencës.

Takimi mes Osmanit dhe Pistorius do të nis në ora 11:00, është thënë në njoftim.