Mërgimtarët nga Zvicra prijnë me numrin e ardhjeve në Kosovë

16.09.2021

Diaspora shqiptare, vetëm gjatë muajit gusht, mbi 380 mijë udhëtarë në aeroportin e Prishtinës. Mërgimtarët që po zgjedhin këtë aeroport të vijnë në vendlindje, janë ata që jetojnë në Zvicër. Ky vit, pa dyshim është viti me numrin më të lartë të ardhjeve nga diaspora në Kosovë. Viti i kaluar pandemik pengoi ardhjen e mërgimtarëve […]

Mërgimtarët nga Zvicra prijnë me numrin e ardhjeve në Kosovë Foto: Ilustrim

Diaspora shqiptare, vetëm gjatë muajit gusht, mbi 380 mijë udhëtarë në aeroportin e Prishtinës.

Mërgimtarët që po zgjedhin këtë aeroport të vijnë në vendlindje, janë ata që jetojnë në Zvicër.

Ky vit, pa dyshim është viti me numrin më të lartë të ardhjeve nga diaspora në Kosovë. Viti i kaluar pandemik pengoi ardhjen e mërgimtarëve në trevat shqiptare, ndërkohë me lehtësimin e masave kishte një eufori të ardhjeve gjatë verës së vitit 2021, transmeton albinfo.ch.

Gjatë muajit gusht, nga aeroporti i Prishtinës, në vendin tonë kanë ateruar 3,034 aeroplanë, në total me mbi 383,776 mërgimtarë.

Referuar të dhënave nga Zyra për Informim nga ANP-ja, brenda kësaj periudhe prijnë udhëtarët nga Zvicra.

“Gjatë muajit gusht janë realizuar 3,034 fluturime me 383,776 udhëtarë. Prin Zvicra me numrin e udhëtarëve me 33.82 për qind, Gjermania me 31.53 për qind, Turqia me 15.08 për qind të totalit të udhëtarëve, më pas vjen Austria, Suedia dhe Anglia”.

Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime, me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.