Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritje deri në tre orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

24.12.2021

Ndërkaq, mërgimtarët po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare, ku atyre po u bie të presin deri në tre orë për të hyrë në Kosovë. Sipas infografikës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare. 180 minuta apo tre orë janë pritjet për…

Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, pritje deri në tre orë – kjo është gjendja në pikat kufitare

Ndërkaq, mërgimtarët po përballen me pritje të gjata nëpër pikat kufitare, ku atyre po u bie të presin deri në tre orë për të hyrë në Kosovë.

Sipas infografikës së publikuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Merdare.

180 minuta apo tre orë janë pritjet për hyrje në vend përmes kësaj pike kufitare.

Të Dheu i Bardhë pritjet janë deri në një orë, në Jarinje 30 minuta, derisa në Mutivodë 10 deri në 15 minuta. Ndërkohë, për të dalë nga vendi, ju duhet të prisni më së shumti deri në 10 minuta.

Sipas MPB-së, të gjitha rrugët që shpiejnë për në këto pikëkalime kufitare janë të kalueshme.

Etiketat

Ofertat e fundit