Mërgimtarët drejt vendeve nga kanë ardhur, deri në 2 orë pritje për të dalë nga Kosova

05.01.2022

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, ku kanë njoftuar fluksin e mërgimtarëve që po dalin nga Kosova. Sipas Qendrës Kombëtar të Menaxhimit Kufitar bëhet e ditur se fluks më i madhë i mërgimtarëve është në vendkalimin kufitar në Merdarë, ku kolonat janë të gjata deri në 1000 […]

Mërgimtarët drejt vendeve nga kanë ardhur, deri në 2 orë pritje për të dalë nga Kosova Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, ku kanë njoftuar fluksin e mërgimtarëve që po dalin nga Kosova.

Sipas Qendrës Kombëtar të Menaxhimit Kufitar bëhet e ditur se fluks më i madhë i mërgimtarëve është në vendkalimin kufitar në Merdarë, ku kolonat janë të gjata deri në 1000 metra dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë.

Ndërsa, ulje të fluksit në krahasim me ditët e para të këtij viti ka në vendkalimin kufitar në Jarinje, ku bëhet e ditur se në këtë pikë kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë 15 deri në 20 minuta.

Ndërkaq, tek pika kufitare te Dheu i Bardhë, kolonat për të dalë nga Kosova janë deri në 300 metra e pritjet deri në një orë.

Në të gjitha vendkalimet tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje janë 3 deri në 5 minuta.