Mërgimtarët drejt vendeve nga kanë ardhur, 2 orë pritje për të dalë nga Kosova

Shumë mërgimtarë të cilët kishin ardhur për t’i kaluar festat e fundvitit në Kosovë, tashmë kanë filluar që të kthehën në vendet nga kanë ardhur.
Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar, ku kanë njoftuar fluksin e mërgimtarëve që po dalin nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtar të Menaxhimit Kufitar bëhet e ditur se fluks më i madhë i mërgimtarëve është në vendkalimin kufitar në Merdarë, ku kolonat janë të gjata 600-700 metra dhe pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë.
Ndërsa, ulje të fluksit në krahasim me ditët e para të këtij viti ka në vendkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë, ku bëhet e ditur se në këtë pikë kufitare pritjet për të dalë nga Kosova janë 10 deri në 15 minuta.
Në të gjitha vendkalimet tjera kufitare pritjet për hyrje-dalje janë 3 deri në 5 minuta.
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | COVID19 test required |
Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Hani i Elezit | 05-10 | 03-05 | 00 | 00 |
Jarinje | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Muçibabë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Dheu i Bardhë | 03-05 | 10-15 | 00 | 00 |
Merdarë | 03-05 | 100-120 | 00 | 600-700 |