Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja mëngjesin e sotëm në vendkalimet kufitare të Kosovës

22.07.2022

Me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve jo rrallë herë po krijohen edhe kolona në vendkalimet kufitare. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kolonat në hyrje arrijnë deri në 510 metra, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike bëhet nga 30 deri në 40 minuta. Ndërkaq, për të hyrë […]

Me rastin e ardhjes së bashkatdhetarëve jo rrallë herë po krijohen edhe kolona në vendkalimet kufitare.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë kolonat në hyrje arrijnë deri në 510 metra, hyrja në Kosovë përmes kësaj pike bëhet nga 30 deri në 40 minuta.

Ndërkaq, për të hyrë në Kosovë në vendkalimin kufitar në Merdare mërgimtarët presin 10 deri në 15 minuta, kolona arrin deri në 50 metra, kurse në dalje pritet deri në 40 minuta kurse kolona është 100 metra. Në pikën kufitare në Jarinje raportohet për pritje në hyrje nga 20 deri në 25 minuta, kolona deri në 100 metra.

Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinjë nuk raportohet për pritje dhe kolona.