Mërgimtarët drejt Kosovës, kolona deri në 200 metra e deri në një orë pritje

17.07.2021

Tashmë mërgimtarët kanë marrë rrugën për të ardhur në Kosovë, për ti kaluar pushimet në vendlindjen e tyre. Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, ku po përballen me pritje në vendkalime kufitare për të hyrë në vend. Hyrja në vendkalimet kufitare mund të bëhet nga 50 deri në 60 minuta, në disa të tjera nga […]

Mërgimtarët drejt Kosovës, kolona deri në 200 metra e deri në një orë pritje Foto: Ilustrim

Tashmë mërgimtarët kanë marrë rrugën për të ardhur në Kosovë, për ti kaluar pushimet në vendlindjen e tyre.

Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, ku po përballen me pritje në vendkalime kufitare për të hyrë në vend.

Hyrja në vendkalimet kufitare mund të bëhet nga 50 deri në 60 minuta, në disa të tjera nga 15 deri në 20 minuta dhe nga 5 deri në 10 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar vazhdimisht përditëson të dhënat, ku tregohet për fluksin, kolonat në hyrje dhe kolonat në dalje.

Sipas të dhënave të fundit, të përditësuara në ora 09:09, në hyrje të Merdares kolona në hyrje është deri në 200 metra, kurse dalja në deri në 70 metra.

Hyrja në Merdare mund të bëhet deri në 60 minuta e dalja në 10-15 minuta, ndërsa te Dheu i Bardhë hyrja deri në 15-20 minuta dhe në Han të Elezit hyrja mund të bëhet deri në 10 minuta e dalja deri në 5 minuta.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton shoferët që të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU.