Mërgimtarët drejt Kosovës, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare

13.07.2021

Ditët e fundit është rritur numri i mërgimtarëve që po vijnë drejt Kosovës. Vetëm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditëve të fundit kanë ateruar 50 aeroplanë me bashkatdhetarë. Por, një numër shumë i madh i mërgimtarëve vijnë edhe përmes rrugëve tokësore, ku edhe vërehen kolona të mëdha nga fluksi i tyre. Megjithatë, edhe […]

Mërgimtarët drejt Kosovës, kjo është gjendja në vendkalimet kufitare Foto: Ilustrim

Ditët e fundit është rritur numri i mërgimtarëve që po vijnë drejt Kosovës.

Vetëm në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditëve të fundit kanë ateruar 50 aeroplanë me bashkatdhetarë.

Por, një numër shumë i madh i mërgimtarëve vijnë edhe përmes rrugëve tokësore, ku edhe vërehen kolona të mëdha nga fluksi i tyre.

Megjithatë, edhe pse numër i madh i bashkatdhetarëve janë nisur për në Kosovë, pritja në vendkalimet kufitare me shtetet fqinje nuk është e madhe.

Në bazë të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 15:31, pritjet janë prej 3-5 minuta dhe në disa vendkalime kufitare 5-10 minuta dhe në Merdarë deri në 15 deri në 20 minuta.

Në vendkalimin kufitar në Merdarë, Dheu i Bardhë dhe Vërmicë ka kolonë në hyrje deri në 50 metra.

Shoferët mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU