Menaxhmenti i Telekomit thërret konferecë të jashtëzakonshme
Telekomi i Kosovës ka organizuar konferencë të jashtëzakonshme , të cilën Menaxhmenti i TK, e thërret për të ndarë me media mbi dyshimet e bazuara se individë brenda sistemit të drejtësisë në vend janë shndërruar në instrument të interesave të jashtëligjshme dhe në cenim të pronës së Telekomit të Kosovës.
Ftoheni që sot, më 19.02.2024, në ora 14, në ambientet e Selisë Qendrore të TK, në Dardani, të merrni pjesë në këtë konferencë të jashtëzakonshme për media, të cilën Menaxhmenti i TK, e thërret për të ndarë me ju dyshimet e bazuara se individë brenda sistemit të drejtësisë në vend janë shndërruar në instrument të interesave të jashtëligjshme dhe në cenim të pronës së Telekomit të Kosovës.
Individë brenda sistemit të drejtësisë, brenda Gjykatës Komerciale, Dhoma e Shkallës së Parë, me vendime gjyqësore të vazhdueshme në kundërshtim të plotë me vendimet gjyqësore të niveleve më të larta të gjyqësorit, duke mos respektuar fare procedurat ligjore, po mbrojnë hapur interesat e paligjshme të grupeve të krimit të organizuar, duke u përpjekur që ta dëmtojnë rëndë interesin publik, përkatësisht kompaninë tonë publike.
Kjo përpjekje për të dëmtuar kompaninë tonë po bëhet pikërisht në kohën kur janë duke ndodhur investime të mëdha në infrastrukturën telekomunikuese, përmes të cilave investime qytetarëve tanë do t’u ofrohen shërbime me kualitet të lartë dhe të sigurta. Për më keq, kjo goditje përpiqet të bëhet pikërisht në kohën e festës së Pavarësisë së vendit tonë, duke llogaritur se administrata dhe vendimmarrja ndodhen në pushim.