Me thikë e armë e sulmuan dhe ia grabitën veturën një qytetari – arrestohen dy persona në Komoran
Dy persona janë arrestuar mëngjesin e djeshëm në Komoran, pasi akuzohen se në gjendje të dehur, i kanë bllokuar rrugën dhe më pas e kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i marrë atij edhe automjetin.
Ngjarja e rëndë është raportuar nga Policia e Kosovës në raportin e saj 24-orësh.
Sipas denoncimit të viktimës, e cila ka pësuar lëndime të lehta trupore, të dyshuarit dyshohet të kenë pasur me vete një thikë dhe një armë zjarri gjatë sulmit.
Raporti i policisë detajon ngjarjen si më poshtë: “LËNDIM I LEHTË TRUPOR Komoran 06.06.2025 – 00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që në gjendje të dehur, me veturën e tyre, i kanë zënë-bllokuar rrugën viktimës mashkull kosovar i cili ishte me automjet dhe pasi e kanë sulmuar fizikisht, i kanë marrë automjetin. Sipas ankuesit, të dyshuarit kishin një mjet të mprehtë-thikë dhe një armë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.”