Me politika dhe masa të duhura, drejt rritjes së përkrahjes për fermerë

27.10.2021

Me këtë rast, Peci ka treguar se edhe në kuadër të Planit të Punës së MBPZhR-së kanë arritur të realizojnë shumicën e aktiviteteve të parapara për të përmbushur objektivat e përcaktuara në këtë plan. Siç thuhet në komunikatë, përmes politikave të duhura dhe masave të ndërmarra për finalizimin e të gjitha pagesave të mbetura borxh […]

Me politika dhe masa të duhura, drejt rritjes së përkrahjes për fermerë Foto: Ilustrim

Me këtë rast, Peci ka treguar se edhe në kuadër të Planit të Punës së MBPZhR-së kanë arritur të realizojnë shumicën e aktiviteteve të parapara për të përmbushur objektivat e përcaktuara në këtë plan.

Siç thuhet në komunikatë, përmes politikave të duhura dhe masave të ndërmarra për finalizimin e të gjitha pagesave të mbetura borxh për përfituesit e vitit të kaluar, Ministri Peci theksoi se kanë mundësuar që viti i ardhshëm të jetë viti që do të ketë rritje të mbështetjes për sektorin e bujqësisë.

“Masat që kemi ndërmarrë gjatë këtij viti, do të mundësojnë që vitin 2022 ta fillojmë pa borxhe për përfituesit e përkrahjes në kuadër të programeve mbështetëse”, ka thënë Ministri Peci.

Po ashtu, Ministri Peci ka treguar se gjatë këtij viti përveç tjerash ka adresuar të gjeturat e Zyrës Kombëtare të Auditimit në procedurat e subvencionimit, ku duke u nisur nga këto të gjetura në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021 kanë zbatuar rekomandimet e dala nga ZKA-ja.

Ndërkaq, pas zhvillimeve që kanë ndodhur në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë, ai ka treguar që për implementimin e programeve mbështetëse për fermerë kanë aktivizuar të gjithë stafin e MBPZhR-së dhe të dy Agjencive që funksionojnë në kuadër të Ministrisë, që të angazhohen për realizimin e kësaj mbështetjeje financiare.