Më 18 tetor mbahet mësimi, ja si do të organizohet mësimi një ditë pas zgjedhjeve

12.10.2021

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 18 tetor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë. MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datë 17 tetor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 18 tetor ta zhvillojnë sipas […]

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka nxjerrë vendim për organizimin e procesit mësimor për datën 18 tetor 2021, një ditë pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

MAShTI i ka njoftuar komunat që shkollat të cilat më datë 17 tetor do të jenë qendra të votimit, mësimin më datën 18 tetor ta zhvillojnë sipas skenarit C, ndërsa shkollat të cilat nuk janë qendra të votimit, procesin mësimor e vijojnë sipas planifikimeve paraprake.

Pra me datën 18 tetor 2021 (e hënë) në shkollat ku kanë qenë qendra të votimit do të mbahet vetëm mësimi online sipas variantit C, derisa këtë ditë këto shkollat do të dezonfektohen dhe ajrosen.

Ndërsa në shkollat ku nuk janë mbajtur votimet për zgjedhjet lokale do të vazhdoj puna normalisht.

Gjithashtu, komunat e kanë për obligim që pas përfundimit të votimeve, t’i dezinfektojnë shkollat dhe t’i ajrosin mirë në mënyrë që të jenë të gatshme për mbajtjen e procesit mësimor më 19 tetor.