Mbyllja totale, Sazan Ibrahimi: Vitia vendosi në mënyrë të njëanshme

07.04.2021

Ashtu siç ka vendosur Qeveria e Kosovës sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, të cilat siç duket po kundërshtohen nga disa kryetarë të komunave. Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili gjithashtu tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur […]

Mbyllja totale, Sazan Ibrahimi: Vitia vendosi në mënyrë të njëanshme Foto: Ilustrim

Ashtu siç ka vendosur Qeveria e Kosovës sot kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-COVID, të cilat siç duket po kundërshtohen nga disa kryetarë të komunave.

Kështu të paktën ka bërë të ditur kryetari i Asociacioni të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili gjithashtu tha se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka vendosur në mënyrë të njëanshme për masat e reja për parandalimin e përhapjes së COVID-19, pa u konsultuar me të gjitha komunat.

Ibrahimi tha se kryetarët e disa komunave kanë kundërshtuar këto masa, për shkaqe ekonomike por edhe për shkak të mungesës së stafit inspektues.

“Neve edhe në takimin e fundit si Këshill i Kryetarëve të cilin e kemi pasur me ministrin Vitia, ka qenë zotim që para çdo vendimi rreth masave të reja të ketë konsultim gjithëpërfshirës dhe të mirëfilltë me komunat. Sepse zbatimi i masave bëhet në nivelin lokal e jo në atë qendror. Kjo ka qenë konkludim i përbashkët mirëpo ndodhi që procesi apo zotimet e bashkëpunimit të ndërsjellët të lëndohet ky proces pak dhe kryetarët e komunave kanë kërkuar që të ketë konsultim të mirëfilltë gjithmonë para zbatimit të masave. Në asnjë rast as komunat por as kryetarët e komunave as drejtorët komunalë nuk kanë qenë në mos zbatimin apo kundër zbatimit të masave”, tha Ibrahimi.