Mbi një kilometër kolonë e pritje deri në tri orë për të dal nga Kosova
Mërgimtarët, edhe sot po përballen me pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar. Pritjet më të gjata janë në dalje, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë 120-180 minuta, derisa kolona është 1000-1100 metra. Ndërsa, në pikën e […]
Mërgimtarët, edhe sot po përballen me pritje të gjata në pikat e kalimit kufitar.
Pritjet më të gjata janë në dalje, në pikën e kalimit kufitar, Merdarë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të dalë nga Kosova në Merdarë janë 120-180 minuta, derisa kolona është 1000-1100 metra.
Ndërsa, në pikën e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 75 minuta, ndërsa kolona 300 metra.
Pritje deri në 20 minuta për të dale nga vendi ka në pikën e kalimit kufitar, Jarinje, derisa pritjet në pikat e tjera kufitare janë më të vogla.
Kujtojmë që, në ditët e fundit, mërgimtarët kanë pritur me orë të tëra në hyrje dhe dalje të Kosovës.
Pikat e Kalimit Kufitar | Hyrje (min) | Dalje (min) | Kolona (metra) Hyrje | Kolona (metra) Dalje |
Qafë e Prushit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Qafë e Morinës | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Kullë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Bërnjak | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Glloboqicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Stançiq | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Vërmicë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Hani i Elezit | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Jarinje | 10 | 20 | 00 | 50 |
Mutivodë | 03-05 | 03-05 | 00 | 00 |
Muçibabë | 05-10 | 05-10 | 00 | 00 |
Dheu i Bardhë | 05-10 | 75 | 00 | 300 |
Merdarë | 05-10 | 120-180 | 00 | 1000-1100 |