Mbi 80 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë

07.06.2021

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në komunat e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjithsej 80 mijë e 126 persona janë vaksinuar deri tani kundër COVID-19 në botë. Qytetarët në Kosovë janë duke u vaksinuar me vaksinat të llojit “AstraZeneca” dhe “Pfizer”. Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit […]

Mbi 80 mijë persona të vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë Foto: Ilustrim

Është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në komunat e Kosovës.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjithsej 80 mijë e 126 persona janë vaksinuar deri tani kundër COVID-19 në botë.

Qytetarët në Kosovë janë duke u vaksinuar me vaksinat të llojit “AstraZeneca” dhe “Pfizer”.

Sipas MSH’së, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë vaksinuar 1 mijë e 647 persona.

Tutje është bërë e ditur se në total numri i rasteve aktive është 1 mijë e 198.

Përderisa sa i përket vaksinimit me dozën e dytë gjithsej janë 10 mijë vaksina të aplikuara.

Kujtojmë se që nga 15 qershori në vend pritet të filloj vaksinimi masiv i qytetarëve