Mbi 27 mijë euro nga buxheti i shtetit për mëditjet e deputetëve gjatë vitit 2022

  • 03.03.2023
Mbi 27 mijë euro nga buxheti i shtetit për mëditjet e deputetëve gjatë vitit 2022

Mbi 27 mijë euro kanë marrë mëditje për udhëtime jashtë Kosovës, deputetët e Kuvendit. Deputetët e shumicës parlamentare kanë udhëtuar më së shumti jashtë vendit gjatë vitit 2022.

Detyrë e deputetëve të Kuvendit të Kosovës pos pjesëmarrjes në seanca dhe komisione janë edhe udhëtimet zyrtare jashtë vendit.

Por, zakonisht për këto udhëtime paguan shteti pos në raste kur mund shpenzimet të mbulohen nga organizatorët.


Sipas një kërkesë për qasje në dokumente publike, RTV Dukagjinit i janë dhënë shpenzimet nga Kuvendi dhe në këto udhëtime, deputetët kanë marrë mëditje mbi 27 mijë euro për vitin 2022.

Për SHBA, Çeki , Shqipëri, Bruksel e shumë shtete të tjera më së shumti mëditje i kanë takuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët për këtë kategori kanë marr 10 mijë e 79 euro.

Shefja e deputetëve të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari – Lila kryeson edhe këtë listë, si personi që ka marr më së shumti mëditje nga deputetët e LVV-së – gjithsej 1 mijë e 274 euro.

Por, ka deputetët të partive opozitare që kanë marr më shumë mëditje – siç janë Arben Gashi me 2 mijë e 333 euro dhe Avdullah Hoti nga LDK-ja që ka marr 1 mijë e 988 euro mëditje.

Ndërkohë, nga PDK-ja Blerta Deliu – Kodra është paguar 1 mijë e 670 euro ndërsa Enver Hoxhaj 737 euro për mëditje në 2022-n e në total partia më e madhe opozitare ka marrë 4 mijë e 295 euro.

AAK-ja ka marrë mëditje 3 mijë e 366 euro e prej tyre më së shumti ka udhëtuar e është paguar, Besnik Tahiri – gjithsej 2 mijë e 162 euro.

Gjithsej të gjithë deputetët e Kuvendit kanë shpenzuar 27 mijë e 517 euro për mëditjet e vitit të kaluar kurse pjesën prej 3 mijë e 278 eurosh kanë shkuar për pagesën e deputetëve të Grupit multi-etnik.

Beneficionet e tilla, përfshirë mëditjen i takojnë çdo deputeti të Republikës së Kosovës në bazë të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, që ka hyrë në fuqi në 2011-n./Telegrafi/

N'minuta
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
Suharekë, rruga e lagjes “Fan Noli” vërshohet nga mbeturinat, ankohen qytetarët
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
[FOTO] Vetura përplaset me ujkun në autostradën Prizren-Suharekë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Disa të rinj kapen në video duke dëmtuar ulëset në “Shtigjet e Ecjes”, Muharremaj kërkon intervenimin e policisë
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Ganimete Hoxha nga fshati Budakovë ka nevojë për ndihmën tuaj
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Suharekë, zjarrfikësit vazhdojnë të përballen me zjarre malore
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Ambient i pastër, “betonizohet” rruga në Zonën Industriale
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Zjarr mbi fshatin Sallagrazhdë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Kapen me marihuanë, arrestohen 4 të rinj në Suharekë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, raportohet për të lënduar
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë
Aksident në autostradë në drejtimin Suharekë-Prizren, një person i lënduar rëndë