Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë
Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore. Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen […]
Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë. Testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.
Këtë herë nuk do të jetë kriter kalimi por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm.
Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, e ku për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë administratorë.
Drejtori i Arsimit në Komunën e Suharekës, Remzi Bajselmani në një prononcim për SuharekaOnline ka theksuar se janë 5 qendra testimi në këtë komunë, ku kanë angazhuar edhe administratorë për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi.
Drejtori i DKA-së ka theksuar se organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm, shkruan SuharekaOnline.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka treguar se rezultatet e testit të arritshmërisë pritet të shpallen me 7 qershor.
Për shkak të pandemisë COVID-19, forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka kërkuar që çfarëdo parregullsi eventuale në qendrën e testimit, të raportohet me shkrim në DKA dhe në MASHTI.