Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë gjatë muajit korrik

04.08.2021

Mërgimtarët disa veçse kanë ardhur, por edhe shumë të tjerë tani kanë marrë rrugën për në Kosovë, me qëllim që të kalojnë pushimet bashkë me prindërit dhe familjen e tyre. Shumë bashkatdhetar1% kanë shyfrtëzuar edhe pikat e vendkalimeve kufitare për të hyrë në Kosovë. Vetëm gjatë muajit korrik të 2021’s mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë […]

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë ardhur në Kosovë gjatë muajit korrik Foto: Ilustrim

Mërgimtarët disa veçse kanë ardhur, por edhe shumë të tjerë tani kanë marrë rrugën për në Kosovë, me qëllim që të kalojnë pushimet bashkë me prindërit dhe familjen e tyre.

Shumë bashkatdhetar1% kanë shyfrtëzuar edhe pikat e vendkalimeve kufitare për të hyrë në Kosovë.

Vetëm gjatë muajit korrik të 2021’s mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë.

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” kanë konfirmuar se gjatë mujait korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.

Po ashtu nga zyra e informimit të Aeroportit kanë bërë të ditur se po në muajin korrik mbi 100 mijë udhëtarë kanë shkuar nga Kosova në vendet evropiane.

“Periudha 1 korrik – 31 korrik 2021 – Fluturime: 1,327 – Udhëtarë në ardhje: 221,729 – Udhëtarë në shkuarje: 118,477. Gjithsej ardhje-shkuarje: 340,206”, thuhet në përgjigjen për Telegrafin.

Reklamë

Ndryshe, bashkatdhetarët këtë vit kanë pasur më shumë lehtësime për të udhëtuar drejt Kosovës, kjo për shkak të lehtësimit të masave Anti-COVID, në vendin tonë e po ashtu edhe në shtetet tjera ku ata jetojnë dhe veprojnë.