Ora Rolex dhe iPhone të fshehur, dogana kap mall me vlerë mbi 30,000 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës

28.10.2024

Në kuadër të kontrollit të rrepta nga Dogana e Kosoves në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.

Gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €. Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €.

Githashtu sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve.

Te gjitha mallrat I janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor. Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro

Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0S356QDbFcEJkstPTpneTz8eTX7TivoFtZPMAgyZm2w9FZPfhTqv2GozPnPJrhA9Tl&id=100064594213735