Mbi 11 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës mërkurë janë konfirmuar 506 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus. IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline. Ndërsa, rastet tjera pozitive […]
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar se gjatë ditës mërkurë janë konfirmuar 506 raste pozitive me COVID-19 dhe janë regjistruar 5 viktima nga ky virus.
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se gjatë ditës së mërkurë në Komunën e Suharekës janë identifikuar 2 raste pozitive me COVID-19, shkruan SuharekaOnline.
Ndërsa, rastet tjera pozitive janë nga komunat si: Prishtinë 86 raste, Mitrovicë 56 raste, Ferizaj 51 raste, Gjilan 49 raste, Podujevë 38 raste, Pejë 31 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Gjakovë 26 raste, Vushtrri 25 raste, Prizren 15 raste, Rahovec 12 raste, Viti 12 raste, Leposaviq 11 raste, Drenas 10 raste, Lipjan 10 raste, Kamenicë 9 raste, Obiliq 9 raste, Klinë 6 raste, Malishevë 6 raste, Kaçanik 4 raste, Hani i Elezit 3 raste, Deçan 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë, Skenderaj dhe Istog.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.
Numri total i rasteve pozitive është 102.742 raste nga 508.333 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.105 raste të vdekjes.