Mbahet takimi i KS i OKB-së, Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën

23.10.2023

Sot mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë. Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të flasë për […]

Mbahet takimi i KS i OKB-së, Presidentja Osmani përfaqëson Kosovën Foto: EP Plenary session - Formal Sitting - Address by Vjosa OSMANI-SADRIU, President of Kosovo

Sot mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për Kosovën. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, lidhur me raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.

Në këtë takim të Këshillit të Sigurimit, presidentja Osmani do të flasë për zhvillimet politike dhe të sigurisë në Kosovë, pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, më 24 shtator, njofton Presidenca.

Ndër të tjera, Osmani thuhet se do të flasë edhe për përkushtimin e institucioneve të Republikës për paqe, siguri dhe stabilitet afatgjatë në rajon, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me aleatë e partnerë të Kosovës.

Para takimit të Këshillit të Sigurimit, presidentja pritet të takohet e koordinohet me disa nga përfaqësuesit e shteteve aleate.

Ndryshe, të hënën, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të diskutojë raportin e ri gjashtëmujor për situatën në Kosovë. Raporti përfshinë periudhën nga 19 marsi deri më 18 shtator 2023.