MAShTI publikon dokumentin me udhëzime e rregulla për kandidatët që do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës 2022
- 21.05.2022
- 0 komente
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar një dokument me informata, udhëzime dhe rregulla për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen Provimit të Maturës Shtetërore 2022.

Provimi i Maturës Shtetërore do të mbahet më 18 qershor 2022 dhe këtë vit maturantët do t’i nënshtrohen testimit brenda një dite për të gjitha lëndët.
Testi do të ketë gjithsej 100 kërkesa (pyetje, detyra), nga 25 kërkesa për secilën nga katër lëndët e përfshira dhe do të zgjasë 150 minuta.
Në test do përfshihen tri lëndët obligative (gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë) dhe një lëndë zgjedhore (që përzgjidhet nga vet kandidati).
Ndryshe, Provimi i Maturës Shtetërore është vlerësim i arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive të nxënësve, të cilat nxënësit i kanë fituar gjatë arsimimit të tyre parauniversitar në përputhje me Kurrikulën e Republikës së Kosovës.
Provimit të Maturës Shtetërore, mund t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët që i plotësojnë kushtet e përcaktuara me Ligjin nr. 05/L – 018 (Ligji për Provimin e Maturës Shtetërore), përkatësisht kandidatët që kanë përfunduar me sukses shkollimin e mesëm të lartë (brenda apo jashtë vendit), përfshirë edhe kandidatët me nevoja të veçanta dhe kandidatët nga arsimi për të rritur.
Pragu i kalueshmërisë në Provimin e Maturës Shtetërore është 40% e totalit të pikëve të mundshme. Vetëm kandidatët që e arrijnë këtë prag kalueshmërie mund të aplikojnë për regjistrim në studime në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.
informata-udhezime-per-test-matures
Leave a Reply