MAShTI: Cilësia në arsim e përfshirja në edukim të hershëm mbetet prioritet
Në konferencë për media, ai tha se këtë vizion ia kanë paraqitur edhe kryeministrit Kurti në punëtorinë e mbajtur javë më parë së bashku me kabinetin qeveritar. “Prioritetet tjetër përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe fokusi do të jenë vlerësimet e jashtme, të institucioneve edukative arsimore pastaj, Licencimi i mësimdhënëseve, përmirësimi i cilësisë së teksteve […]
Në konferencë për media, ai tha se këtë vizion ia kanë paraqitur edhe kryeministrit Kurti në punëtorinë e mbajtur javë më parë së bashku me kabinetin qeveritar.
“Prioritetet tjetër përmirësimi i cilësisë së arsimit dhe fokusi do të jenë vlerësimet e jashtme, të institucioneve edukative arsimore pastaj, Licencimi i mësimdhënëseve, përmirësimi i cilësisë së teksteve shkollore si dhe digjitalizimi dhe rritja e besueshmërisë së testeve kombëtare”, tha Pupovci.
Ai tha se në të gjitha nivelet e arsimit synohet që të rritet përgjegjësia dhe llogaridhënia.
“Në fushën e arsimit profesional prioritet është përputhja e programeve të arsimit profesional dhe ato të arsimit të lartë me nevojat e tregut të punës dhe përmbushja e standardeve të cilësisë. Në fushën e kërkimit shkencor, synohet të ndërtohet një sistem i mirëfilltë i kërkimit shkencor dhe inovacionet ku mendojmë që pjesëmarrja në programin kryesor të BE-së dhe skemat tjera ndërkombëtarë do të jenë një mbështetje e madhe”, tha Pupovci.
Ndërsa, për pagesën e 32 zyrtarëve serb nga MASHTI, Pupovci tha se si shqetësim e kanë ngritur edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, teksa shtoi se në muajin shkurt këto paga do të pezullohen.
“Pagat e këtyre zyrtarëve për muajin shkurt do të pezullohen me qëllim që të paraqiten dhe t’i pranojnë detyrat e punës ose të deklarohen që nuk dëshirojnë të punojnë”, tha zëvendësministër Pupovci.