Masat e Qeverisë për ringjalljen ekonomike, 50 milionë euro mbështetje për familjet
Lëvizja Vetëvendosje përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka prezantuar mesat e marra nga Qeveria “Kurti-2”, për ringjalljen ekonomike pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19. Sipas këtyre masave të marra nga Qeveria, 50 milionë euro do të ndahen për mbështetje për familjet, 4 milionë euro mbështetje për familjet që kanë humbur […]
Lëvizja Vetëvendosje përmes një statusi në rrjetin social Facebook, i ka prezantuar mesat e marra nga Qeveria “Kurti-2”, për ringjalljen ekonomike pas situatës së krijuar nga pandemia e COVID-19.
Sipas këtyre masave të marra nga Qeveria, 50 milionë euro do të ndahen për mbështetje për familjet, 4 milionë euro mbështetje për familjet që kanë humbur kryefamiljarin, 17 milionë euro mbështetje për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale, 12 milionë euro për reformimin e skemës së asistncës sociale, 4 milionë euro kupona ushqimi për familjet në nevojë, 3 milionë euro pagesa për lehonat e papuna dhe 10 milionë euro mbështetje për likuiditetin familjar.
Njoftimi i plotë:
3/5 e masave për ringjalljen ekonomike, prezantuar nga Qeveria e Kosovës, ministri i financave, Hekuran Murati.
Masa e tretë: 50 milionë euro mbështetje për familjet, shtresat e cenueshme të shoqërisë, për t’ua lehtësuar sadopak barrën që kanë pasur gjatë pandemisë.
– 4 milionë euro do të ndahen për familjet që kanë humbur kryefamiljarin e tyre nga Covid-19, duke marrë parasysh që humbja e më të dashurve mund të ketë nënkuptuar edhe humbjen e burimit të vetëm të të ardhurave.
– 17 milionë euro për t’i paguar shtesat për pensionistë ashtu që asnjë pension të mos jetë nën 100 euro, si dhe për mbështetjen e familjeve që pranojnë asistencë sociale me 30% mbi nivelin e rregullt. Shtesat do të aplikohen deri në fund të vitit fiskal.
– 12 milionë euro për reformimin e skemës së asistencës sociale. Në bashkëpunim me Bankën Botërore, qeveria do ta fillojë këtë reformë me qëllim zgjerimin e saj për të përfshirë më shumë familje në nevojë. Shuma e përgjithshme e projektit pritet të jetë rreth 47 milionë euro.
– 4 milionë euro për kuponë ushqimi për familjet në nevojë. Për 6 muaj me radhë, në bashkëpunim me UNDP-në dhe me financim të BE-së, 7,500 familjeve më në nevojë do t’u shpërndahen kuponë ushqimi në vlerë prej 60-70 euro, varësisht nga madhësia e familjes. Mbështetja do të zgjerohet edhe për rreth 3,000 familje tjera nga komunitetet jo-shumicë, me mbështetje të IOM-it.
– 3 milionë euro për pagesën e lehonave të papunësuara. Në kuadër të kësaj skeme që do të fillojë këtë vit, të gjitha lehonat që nuk punojnë, do të përfitojnë mbështetje në nivelin e pagës minimale për 6 muaj me radhë.
– 10 milionë për mbështetjen e likuiditetit familjar. Me qëllim të adresimit të likuiditetit familjar, do të subvencionohen kreditë për konsum deri në 3,000 euro. Kjo do t’iu mundësoj shumë familjeve të mbyllin bilancet e kredit-kartelave që kanë interesa shumë të larta, dhe njëkohësisht të përgatiten për vjeshtë duke pasur likuiditetin e nevojshëm për mbulimin e shpenzimeve sezonale.