Masat anti-COVID, gratë shtatzëna nuk do të kenë obligim për t’u paraqitur fizikisht në punë

29.05.2021

Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marrë vendim për lehtësimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të plotë vendimin për lehtësimit e këtyre masave. Masat të cilat janë lehtësuar ndër […]

Masat anti-COVID, gratë shtatzëna nuk do të kenë obligim për t’u paraqitur fizikisht në punë Foto: Ilustrim

Qeveria e Kosovës një ditë më parë ka marrë vendim për lehtësimin e masave të përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 të cilat hyjnë në fuqi nga data 31 maj.

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot të plotë vendimin për lehtësimit e këtyre masave.

Masat të cilat janë lehtësuar ndër to janë edhe heqja e orës policore, por nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, po ashtu gastronomia do të ketë mundësi të punojë deri në ora 23:00 dhe se bartja e maskës nuk do të jetë e obligueshme përderisa je vetëm në ambient të jashtëm.

Po ashtu në këtë vendim përmendet edhe mbrojtja dhe siguria në punë.

Sipas këtij vendimi për mbrojtjen dhe sigurinë në punë thuhet se gratë shtatzëna nuk e kanë për obligim të paraqiten fizikisht në punë.

Vendimi i plotë për masat anti-COVID për mbrojtjen dhe sigurinë në punë:

[Mbrojtja dhe siguria në punë]

Gratë shtatzëna lirohen nga obligimi për t’u paraqitur fizikisht në punë. Punëdhënësit publikë apo privatë udhëzohen t’u krijojnë mundësinë që të punojnë nga shtëpia.