MAPL-ja sqaron problemet me sistemin elektronik nëpër komuna

09.06.2021

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka njoftuar qytetarët se problemet e shfaqura ditëve të fundit në funksionimin e sistemit të intranetit në komuna janë si pasojë e problemeve të shfaqura në funksionimin e programit IIS. Siç njofton MAPL-ja, këto probleme janë shfaqur me rastin e konfigurimit të serverit të ri për këtë aplikacion, […]

MAPL-ja sqaron problemet me sistemin elektronik nëpër komuna Foto: Ilustrim

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka njoftuar qytetarët se problemet e shfaqura ditëve të fundit në funksionimin e sistemit të intranetit në komuna janë si pasojë e problemeve të shfaqura në funksionimin e programit IIS.

Siç njofton MAPL-ja, këto probleme janë shfaqur me rastin e konfigurimit të serverit të ri për këtë aplikacion, me qëllim të rritjes së performancës dhe cilësisë.

“Këto probleme janë shfaqur me rastin e konfigurimit të serverit të ri për këtë aplikacion, me qëllim ngritjes së performancës dhe cilësisë, mirëpo me këtë rast janë shfaqur problemet tjera pasi që kodit me të cilin është zhvilluar sistemi është i vjetërsuar (.net 4.5).

MAPL në koordinimin me ASHI dhe kompaninë për mirëmbajtje të sistemi, aktualisht janë duke punuar dhe ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për funksionalizimin e plotë të sistemit, andaj kërkon mirëkuptimin nga Komunat dhe qytetarët”, thuhet në njoftimin e MAPL-së.