Lumir Abdixhiku: Shkarkimi i Veliut nga Kurti ishte strategji shahu

05.01.2021

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se shkarkimi i minisrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti ishte e ngjashme si një strategji në lojën e shahut. “Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje […]

Lumir Abdixhiku: Shkarkimi i Veliut nga Kurti ishte strategji shahu Foto: Ilustrim

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se shkarkimi i minisrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, nga kryeministri i atëhershëm, Albin Kurti ishte e ngjashme si një strategji në lojën e shahut.

“Ne kemi diskutuar në një mbledhje lidhur me kompetencat e kryeministrit. Në atë mbledhje kanë qenë të pranishëm Besnik Bislimi, Glauk Konjufca, Albulena Haxhiu, Lutfi Haziri, Avdullah Hoti dhe unë. Në mbledhjen e shtatë kemi diskutuar për këtë situatë hipotetike. Mirëpo nëse kryeministri e shkarkon një ministër pa na njoftuar… është thënë se nëse vjen puna deri aty, duhet të ndërpritet bashkëpunimi”, ka sqaruar Abdixhiku në Pressing.

Tutje, ai tha se shkarkimi ka qenë kurth i qëllimshëm që të rrënohet qeveria dhe të rritet popullariteti.

“Në shah është një hapje me kurth përmes së cilës hapet mbretëresha për kundërshtarin, që më pas të jepet shah-mat. Hapja e mbretëreshës duket si gabim, por në fakt është kurth. Në rastin tonë, mbretëresha ka qenë qeveria”, ka thënë Abdixhiku./express/