Liverpool feston 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
Në Liverpool të Anglisë, sot u shënua 17-vjetori i Pavarësisë së Kosovës. Ambasadori i Kosovës në Mbretëri të Bashkuar, Ilir Kapiti, njoftoi se së bashku me Ambasadorin e Shqipërisë, Uran Ferizi, dhe diplomatën Valmira Thaci Musa, morën pjesë në festën e organizuar nga shkolla shqipe “Pjetër Budi” në Liverpool.
Në këtë ngjarje të rëndësishme, të pranishëm ishin gjithashtu Lord Mayor i Liverpool-it dhe personalitete të tjera britanike, të cilët shprehën mbështetjen e tyre për komunitetin shqiptar dhe theksuan rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë.
Ambasadori Kapiti përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” uroi 17-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e komunitetit shqiptar dhe britanik në këtë ditë të shënuar.