Lirohet shumë pak nafta, këto janë çmimet e derivateve në 24 orët e ardhshme

18.10.2022

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar çmimin maksimal për derivatet e naftës. Në 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.67 euro për litër. Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.41 euro për litër dhe ai i gasit 0.73 euro për litër. Çmimet e lartcekura vlejnë […]

Lirohet shumë pak nafta, këto janë çmimet e derivateve në 24 orët e ardhshme Foto: Ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka përcaktuar çmimin maksimal për derivatet e naftës.

Në 24 orët e ardhshme, çmimi maksimal i lejuar për dizel është 1.67 euro për litër.

Ndërsa çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.41 euro për litër dhe ai i gasit 0.73 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë për datë 18/10/2022 prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

Ky publikim i çmimeve të produkteve të naftës vije duke u bazuar në nenin 5 të Udhëzimit Administrativ Nr,03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat tjera mbrojtëse, si dhe neni 1 paragrafi 2.1 të UA 09/2022 për ndryshimin dhe plotësimin e UA Nr, 03/2022 për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve të ripërtërishme dhe masat tjera mbrojtëse. Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë respektivisht Departamenti për Rregullimin e Tregut të Naftës, publikon çmimet e produkteve të naftës.