Lirohet për çarkullim njëri shirit në autostradë në segmentin Suharekë-Prizren
- 22.02.2023

Gjatë ditës së martë në autostradën “Ibrahim Rugova” në kilometrin e 27-të drejtimi Prishtin-Prizren ishte ndaluar çarkullimi i veturave.
E gjitha kjo si pasojë e rrëshqitjës së dheut në rrugë, raporton SuharekaOnline.
Poashtu, hyrjet nga fshati Reshtan dhe Duhël për në autostradë ishin bllokuar.
Ndërsa, sot gjatë ditës së mërkurë Policia e Kosovës në Suharekë për SuharekaOnline ka njoftuar se kjo rrugë është liruar për çarkullim, duke shtuar se njëri shirit vazhdon ende të jetë i bllokuar, mirëpo është duke u punuar në vazhdimësi që të lirohet.