Limaj: NISMA Socialdemokrate do të jetë pjesëmarrëse në të gjitha komunat për zgjedhjet lokale

26.06.2025

NISMA Socialdemokrate ka zyrtarizuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në të gjitha komunat e Kosovës.

Limaj: NISMA Socialdemokrate do të jetë pjesëmarrëse në të gjitha komunat për zgjedhjet lokale Foto: Ilustrim

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj, i cili ka theksuar se NISMA do të jetë e pranishme në garën zgjedhore në çdo qytet të vendit.

“Sot, së bashku me Kryesinë e NISMA Socialdemokrate, diskutuam për përgatitjet dhe angazhimin tonë për zgjedhjet lokale. Me përkushtim dhe vizion të qartë, në çdo qytet të Kosovës do të ofrojmë burra e gra, djem e vajza të përgatitur nga të gjitha fushat, njerëz me integritet, përvojë dhe vullnet për ndryshim,” ka shkruar Limaj në Facebook.

Ai gjithashtu ka theksuar se NISMA do të paraqesë një program serioz dhe të besueshëm për qytetarët, me zgjidhje konkrete për sfidat lokale, duke synuar një qeverisje të ndershme, transparente dhe në shërbim të të gjithëve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More