Likaj: Sot ka filluar testimi i 1.500 mësimdhënësve për COVID-19

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka njoftuar se 1 mijë e 500 mësimdhënës do të testohen për koronavirus, ose 6.5% e tyre dhe përzgjedhja do të bëhet në mënyrë rastësore.

Ministri Likaj ka theksuar se testimi i mësimdhënësve ka filluar sot.

“Testimi ka filluar. Sot edhe në komunën e Shtimes kanë shkuar arsimtarë të përzgjedhur në mënyrë të rastësishme për tu testuar në Ferizaj”, u shpreh Likaj.

Gjithashtu Likaj ka treguar se viztitat nëpër shkollat e komunave të ndryshme po bëhen pa i paralajmruar por janë të kënaqur me përgatitjet që ka bërë DKA.

“Këto vizita realizohen pa paralajmërim që të shohim gatishmërinë për fillimin e vitit të ri shkollor sipas udhëzimeve të MASH-it. Thënë të drejtën jemi të kënaqur me përgatitjet që janë bërë. Ne jemi të përgatitur, presim rekomandimin për fillimin e vitit të ri shkollor nga institucionet përgjegjësi”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.